VIDEO/ Shqipëria gjen Demollarin e ri! Pajaziti shkëlqen me fanellën e Shpresave, Bushi merr përgjigjen e duhur nga kuqezinjtë

Shqipëria U21 ka luajtur sot testin e saj të parë miqësor për muajin nëntor. Përbërja e Shpresave këtë herë ka mjaft ndryshime me atë të edicionit të kaluar, duke qenë se shumë prej lojtarëve kanë kaluar limitin e moshës. Kuqezinjtë e vegjël janë ndeshur me bashkëmoshatarët e San Marinos në transfertë mbrëmjen e sotme. Alban Bushi ka marrë përgjigjen e duhur nga grupi i ri i krijuar, teksa Shqipëria fiton pastër me shifrat 3-0.

Një fitore e merituar në një ndeshje të dominuar nga ekipi ynë kombëtar. Përpos lojës, pozitiv ka qenë fakti se disa elementë kanë spikatur në fushën e lojës. Shqipëria ka gjetur Demollarin e ri, që vjen nga Fulhami. Bëhet fjalë për Pajazitin, i cili padyshim meriton të jetë njeriu i ndeshjes. Loja e bukur e tij, me pasimet e sakta dhe me driblimet që i hapën mjaft telashe mbrojtjes kundërshtare, u shpërblye edhe me një gol fantastik të ardhur në minutën e 36. Përpara tij, Avdiu kishte shtyrë topin në rrjetë, ndërsa goli i tretë mban firmën e Smajlit po në pjesën e parë të takimit. Sa i përket pjesës së dytë, Shqipëria pati rastet e saj, por pa mundur të finalizojë, duke u mjaftuar kështu me rezultatin 0-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online