Në ditën e djeshme, në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ishte në një lidhje “Skype” edhe Tami Kona. Atje është kujtuar edhe komentatori Kosta Grillo, që me zërin e tij arriti në shtëpitë e çdo shqiptari. Kona e quan si zërin e Kombëtares, pasi Grillo i jepte jo pak emocion ndeshjeve të kuqezinjëve.
“Sot do të mbushte 60 vjeç komentatori Kosta Grillo, që para një muaj mbushi një vit që u nda nga jeta. Dua të kujtoj këtë zë të Kombëtares që nuk është midis nesh vetëm fizikisht, pasi ai do të mbetet me punën dhe timbrin e tij. Them zëri i Kombëtares sepse e nisi komentimin në arritjen e Europianit në atë fitore historike kundër Portugalisë dhe e mbylli me Armeninë ku kaluam më tej”, tha Kona. /Sport Ekspres/