Në ditën e sotme janë luajtur dy takimet e radhës të Superiores. Vëmendjen kryesore e mori derbi mes Laçit dhe Kukësit. Të dy këto ekipe ndodheshin në zonën e ftohtë me një nisje për të ardhur keq. Por verilindorët e drejtuar nga ana e Dobit kanë arritur të fitojnë me shifrat 0-1. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi Barbosa, që me kokë arriti të linte në vend tre lojtarët e Laçit.
Pjesa e parë i takoi Kukësit, që u shfaq më tepër e rrezikshme. Ndërkohë në 10 minutat e dyta kishim një zgjim të Laçit që po e kthente ndeshjen me një portë, por në disa raste Tafas dhe në tjera mbrojtja, arritën ta mbajnë të paprekur rrjetën e tyre. Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të Superiores. Nga ana tjetër nuk kishte fitues te Egnatia-Kastrioti. Pavarësisht dëshirës së lojtarëve për të shkuar te goli, të dy këto skuadra duhet të ndanin pikët. /Sport Ekspres/
Laçi-Kukësi 0-1 Barbosa 19′
Laçi: Dajsinani, Cucin, Turkaj, Velkovski, Ziko, Manellari, Peterman, Adeleke, Bajramaj, Mazrekaj, Spahiu
Kukësi: Tafas, Ilieski, Pereira, Ebert, Haxhiu, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Ndreca, Berisha, Gyasi, Barbosa
Egnatia-Kastrioti 0-0
Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj; Hamzat, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai; Musta, Delarge
Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Greca, Morberk, Zogaj