Dita e djeshme solli aktivitet sportiv në Durrës përtej ndeshjes së Superiores, Teuta-Kukësi. Në mbrëmje ishte radha e boksierëve për të dalë në ring në kompeticionin e quajtur “Fire in the beach” që u zhvillua në Golem, “Diamma Resort”. Fillimisht ishte i riu Ardit Murja që u ndesh me bullgarin Stefan Slavchev. Në këtë duel Arditi arriti të fitonte me pikë pas 6 raundesh.
Përballje e vështirë e cila përfundoi 60-56 në favor të boksierit shqiptar. Të njëjtën lartësi e mbajti edhe Nelson Hysa. Ky i fundit u përball me boshnjakun Fadil Pashalic. Në fund Nelson Hysa arriti që të prezantojë denjësisht Shqipërinë duke triumfuar për të marrë kështu fitoren e tretë në boksin profesionist. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram
View this post on Instagram