Puna po vështirësohet gjithmonë e më tepër për Rei Manajn te Watfordi. Futbollisti i Kombëtares nuk po e nis mirë sezonin e ri. Në tre ndeshjet e para që ka zhvilluar kjo skuadër në Championship, Manaj është aktivizuar përkatësisht 10, 8 dhe 0 minuta.
Pavarësisht se sulmuesi shqiptar ka disa kohë që u transferua në Angli, nuk po arrin që ta bind trajnerin në stërvitje. Për këtë arsye te Watfordi janë hedhur sërish në merkato. Së fundmi është zyrtarizuar edhe sulmuesi i Aston Vilës në formën e huazimit, Keinan Davis. Merkato nuk ka mbaruar ende… /Sport Ekspres/
? @Keinan is our new #??7??! pic.twitter.com/tk4J75Z5sn
— Watford Football Club (@WatfordFC) August 16, 2022