Shpeshherë ngjarje të pazakonta jemi mësuar që të shohim në arenën e futbollit botëror, kryesisht nga futja e kafshëve në fushën e blertë. Një e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen mes Universidad Concepcion dhe Fernandez Vival.
Kjo përballje e zhvilluar në Kili ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike për shkak të një incidenti. Në mes të ndeshjes ishte miku i paftuar që prishi të gjitha llogaritë. Një qen ka hyrë në fushën e blertë dhe qëndronte i ulur në fushë, i pashqetësuar.
Teksa një prej lojtarëve ka tentuar që ta kap, në fund jo vetëm që nuk ia arriti, por edhe do të rrëzohej. Sa i përket garës së shpejtësisë, ishte totalisht e humbur. Në fund arbitri dhe vetë lojtarët duhej të prisnin deri në momentin që vetë qeni dëshironte që të braktiste fushën. /Sport Ekspres/
#DueloDelGranConcepcion @TNTSportsCL
Un perro en Concepción.
Un clásico de nuestra #ChileanPremierLeague pic.twitter.com/CR5HZMCOko— Gonzalo Jara (@JGonzaloVJara) August 13, 2022