Përjetoi sezonin më të dështuar të karrierës, Mesi për herë të parë mbetet jashtë listës me 30 lojtarë për Topin e Artë

Lionel Mesi ka përjetuar sezonin më të dobët në karrierën e tij. Kalimi te PSG-ja nuk shkoi ashtu siç ai dhe vetë klubi mund ta kishin imagjinuar. Golat dhe asistet ishin me pikatore për “pleshtin“ në sezonin që lamë pas, si kurrë më parë në karrierën e tij. Dështimi në fushë reflektohet më së miri edhe në listën e shpërndarë nga “France Football“ për Topin e Artë.

Këtë vit emri i Lionel Mesit nuk gjendet as në listën fillestare me 30 kandidatët për çmimin më prestigjoz individual në futboll. Hera e parë që argjentinasi nuk gjendet në këtë listë, që prej kohës kur ka nisur shkëlqimin e tij në futboll. Ndërkohë në 30-she gjendet edhe emri i Ronaldos, ndërsa lojtari që shihet si personi që do të ngrejë me duart e tij trofeun e Topit të Artë është Karim Benzemaja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *