“E kotë të blesh dikë që nuk e përballon dot”/ Dëshironte Hyjsajn, Gattuso tregon merkaton e Valencias: Jemi të kufizuar ekonomikisht

Genaro Gattuso ka dhënë së fundmi një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka prekur edhe temën e transferimeve te Valencia. Në media është përfolur se trajneri italian kërkoi Elseid Hysjan për ta pasur nën urdhërat e tij. Por merkatoja e Valencias pritet të jetë e vakët, teksa Gattuso pranon se klubi është i kufizuar nga ana ekonomike.

“Ne morëm Castillejo-n, Linon dhe Nico-n nga Barça. Kemi humbur Guedes-in dhe shpresojmë ta zëvendësojmë, por këtu ka kontroll të saktë në aspektin ekonomik. Barça fillon nesër Ligën dhe ende nuk ka regjistruar disa lojtarë. Është e kotë të blesh dikë që nuk mund ta përballosh. Në tunelin e “Mestallës” është një foto e madhe e Ranierit, do të doja të rrija pak këtu dhe të bëja diçka të mirë. Ekonomikisht jemi të kufizuar, por nuk na e heq askush entuziazmin dhe dëshirën për të punuar. Fusha do të na tregojë se ku mund të arrijmë”, ka deklaruar Genaro Gattuso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online