VIDEO/ Dortmundi përmbys ndeshjen me gol të falur nga portieri i Freiburg, e pabesueshme ajo që bëri gardiani i rivalëve

Në nisjen e javës së dytë të Bundesligës, Borussia Dortmund fitoi 3-1 ndaj Freiburgut. Nënkampionët gjermanë po humbisnin raste për një kohë të gjatë, por më pas portieri i rivalëve bëri një gabim të tmerrshëm. Para fillimit të sezonit, lojtarët e Edin Terzic u përmendën si kandidatët kryesorë për të penguar ndoshta planet e Bayern Munich për një tjetër titull kampion.

Nga minuta e parë, ndër të tjera luajti sulmuesi i ri i Borussia Dortmund, Anthony Modeste. Në minutën e 22-të pati një rast të mirë për gol, por Flekken arriti ta evitonte goditjen e sulmuesit. Nga ana tjetër, Freiburgu ishte më efektiv. Para pushimit mes pjesëve, vendasit kaluan në avantazh. Kobel ndërhyri mirë edhe pas goditjes së Grifos, por në minutën e 35-të u desh të dorëzohej kur Michael Gregoritsch tundi rrjetën.

Si rezultat, Freiburg ishte në epërsi 1-0 në pjesën e parë dhe Borussia bëri gjithçka për të kthyer historinë në pjesën e dytë të ndeshjes. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 77 nga ana e Gittens. Një goditje tërësisht pa pretendime prej tij do të përfundonte në rrjetë nga gafa e portierit të Freiburg, që me siguri do të dremisi me makthe sonte. Pas këtij goli të pësuar, Moukoko dhe Ëolf i dërguan shifrat në 1-3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online