VIDEO/ “Ishte më e fortë se Europa League”, Mourinho shpërthen në lot pas fitores në Tiranë: Shumë gjëra kaluan në mendje…

Zhoze Murinjo shkruan sot historinë me Romën. Në Tiranë, më 25 maj, verdhekuqtë fitojnë për herë të parë një kompeticion të rëndësishëm europian. Një kompeticion që u pa me dyshim, por siç edhe vetë Murinjo shprehet, u kthye më i fortë edhe se Europa League. Trajneri portugez nuk i ka përmbajtur dot emocionet, teksa ka shpërthyer në lot në intervistën e dhënë për “Sky Sport” pas ndeshjes.

“Ka shumë gjëra që më kalojnë në kokë. Shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kam vetëm 11 muaj në Romë dhe e kuptoni menjëherë se pas 11 muajsh ndodh kjo. Siç u thashë djemve në Torino, bëmë çfarë duhet të bënim atje. Sot nuk është punë për t’u bërë, është histori. Kemi shkruar historinë. Ishte një kompeticion për të cilin që nga fillimi kishim ndjesinë se ishte e mundur ta fitonim, por ngadalë u bë më i fortë se Europa League. Ishte një kompeticion i vështirë të cilin e synonim”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *