“Një finale në Tiranë, nuk kam fjalë për ta përshkruar”! Marash Kumbulla flet pas trofeut të fituar: Kisha shumë emocione

Marash Kumbulla u rikthye në Tiranë, këtë herë jo për Kombëtaren, por për të luajtur me Romën në një ndeshje finale të Europës. Menjëherë pas përfundimit të takimit, mbrojtësi është shfaqur në “Supersport” duke treguar edhe emocionet e tij.

“Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Fiton kur ke mentalitet fitues dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të marrim një trofe tjetër.

Emocione? Kisha, nuk mund të them frikë, por e ndjeja shumë ndeshjen. Kam luajtur me Kombëtaren në këtë stadium, por edhe me Romën ishte shumë bukur dhe nuk kam fjalë për këtë ndeshje”, u shpreh Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online