Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë bashkë yje të njohura të futbollit europian. Emra me një të shkuar të ndritur do të jenë të pranishëm në shkallët e “Air Albanias” për të ndjekur nga afër përballjen mes Romës dhe Fejnordit.
Në tribunën VIP tashmë ka zënë vend një legjendë e klubit verdhekuq. Bëhet fjalë për Françesko Totin. Është vetë ekipi Romës që ndan me tifozët pamjet nga momenti kur ish-kapiteni i tyre mbërrin në shkallët e “Air Albania“-s./Sport Ekspres/
?
#ASRoma #UECLfinal pic.twitter.com/aBGhTMCFpZ— AS Roma English (@ASRomaEN) May 25, 2022