Pak minuta na ndajnë nga finalja e Ligës së Konferencës, që luhet për herë të parë në Shqipëri. Në “Air Albania“ ndodhen personalitete të mëdha që kanë lënë gjurmë në futbollin europian. Në një lidhje direkte në “Supersport“, gazetari Sokol Xhihani zbulon disa nga figurat e njohura që kanë zënë vend në shkallët e stadiumit, si dhe tregon fjalët që lojtarët e Romës i kanë thënë Kumbullës për impiantin më modern në Shqipëri.
“Lojtarët e Romës kishin komplimentuar Kumbullën për bukurinë e stadiumit. Megjithatë do të donin të ishte pak më i madh. Pak më parë po bisedoja me Dirk Kajt. Pak më ishte edhe Smolling që dha një intervistë për mediat e huaja. Është Toti, apo edhe Bergomi, komentatori i njohur italian. Pashë edhe Van Persin. Ka shumë personalitete të njohura. Është reklama më e mirë që mund t’i bëhet vendit tonë”, ka thënë Sokol Xhihani./Sport Ekspres/