VIDEO/ Tifozët kanë nisur të mbushin “Air Albana“-n, ja kontrolli që po kryejnë forcat e policisë

Në orën 21:00 do të nisë finalja e shumëpritur mes Romës dhe Fejnordit. Dyert e stadiumit “Air Albania” janë hapur që në orën 18:00, duke nisur hyrja tifozëve në brendësi të tij. Të shumtë janë personat që janë dyndur drejt stadiumit ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës, të cilët po kalojnë në një proces kontrolli nga forcat policore. Në “Air Albania” nuk do të lejohen mjetet e forta nga tifozët në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm gjatë sfidës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *