Pak minuta më vonë në fushën e “Air Albania“-s do të zbresin lojtarët e Romës dhe Fejnordit. Të dyja skuadrat luajnë për të hyrë në histori, teksa kjo e sotmja do të jetë finalja e parë e Ligës së Konferencës.
Trajnerët kanë vendosur për 11 futbollistët që do ta nisin nga minuta e parë. Shqiptari i vetëm i kësaj finaleje do të fillojë përballjen nga stoli. Murinjo ka vendosur që Marash Kumbulla të mos jetë titullar në këtë duel historik./Sport Ekspres/