Eduart Rroca dhe Valon Ethemi i japin fitoren Istanbulsporit, e dërgojnë klubin turk një hap larg historisë

Istanbulspori ka fituar me rezultatin 2-4 në transfertën me Erzerumsporin. Vendimtarë për klubin nga Stambolli ka qenë edhe dyshja shqiptare, Eduart Rroca dhe Valon Ethemi. Rroca, njëherazi edhe kapiteni i skuadrës, ka shënuar në minutën e 63-të, duke i dërguar shifrat në 0-2.

Ndërkaq, në minutën e 75 ishte Ethemi ai i cili trefishoi rezultatin. Erzurumspori është kundërpërgjigjur dy herë me Tozlunë (80‘, 96‘), por pa mundur të marrin një rezultat pozitiv, pasi Istanbulspori fitoi me shifrat 2-4.

Klubi nga Stambolli shkon kështu një hap larg historisë, pasi nësë fiton ose barazon në ndeshjen e kthimit, atëherë do të luajë finalen e “play off“-it për të shkuar në elitën e futbollit turk. Një sukses që nuk është prekur kurrë më parë në historinë e Istanbulsporit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online