Një numër i madh dhe përtej pritshmërive të biletave për finalen e Conference League janë blerë nga shqiptarët. Logjikisht, ky detaj lë të kuptohet se tregu i zi i shitjes së biletave nuk do të mungojë as këtë herë, pavarësisht se po meanxhohen nga UEFA. Kees Lau, kryteari i shoqatës së tifozëve të Feynord është shprehur në mediat holandeze se çmimi fillestar i vendosur nga shqiptarët për të lënë biletat e tyre ka qenë 3000 euro.
“Po shohim se çmimet e biletave në tregun e zi po bien ndjeshëm. Javën e kaluar, shumë njerëz kërkuan 3000 euro për një biletë. Tani e blen edhe me 500 euro, nëse je me fat. Shumë tifozë holandez e kanë këtë shumë për ta blerë. Por jo gjithmonë mund t’i blini nga njerëz me zemër të mirë. Kam dëgjuar se biletat kanë rënë në duart e shqiptarëve të pasur, madje edhe të mafias vendase, që kërkojnë përfitim të madh financiar. Do të jenë të paktën 4000 tifozë të Feynord pa biletë në Tiranë”, tha Lau. /Sport Ekspres/