“I kënduan kore në dhomën e zhveshjes, unë nuk i fola”, Sarri flet për njeriun e polemikave me tifozët

Françesko Açerbi është njeriu më i përfolur për momentin te Lacio. Një javë më parë u vu në shënjestër nga tifozët bardhekaltër për gjestin e kryer në fund të sfidës kundër Milanit. Kuqezinjtë shënuan në sekondat e fundit golin e fitores dhe mbrojtësi italian dukej i lumtur në fushën e lojës. Buzëqeshje e tij, ngrysi fytyrat e tifozëve kryeqytetas.

Por mbrëmë u mundua të shlyente sado pak fajin e tij, duke shënuar golin e fitores 3-4 kundër Specias. Sarri ka zbuluar në konferencën pas ndeshjes se të gjithë shokët e ekipit e kanë përgëzuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa ka shtuar se do të dëshironte që konflikti i tij me tifozët të përfundonte sa më shpejt.

“Në dhomën e zhveshjes shokët e tij të skuadrës i kanë kënduar në kor, unë nuk fola me të. E rëndësishme ishte të shënonte, Françesko e bëri dhe kjo është mirë. Ka një polemikë me tifozët. Dhe më vjen keq, ai është një djalë që punon dhe zbaton. Shpresoj të jetë diçka e destinuar për të përfunduar. Të shohësh sektorin e të ftuarve të plotë është bukur, kur fansat e bëjnë veten të dëgjohen është ndryshe”, ka thënë Mauricio Sarri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *