Specia i është drejtuar dhomave të zhveshjes në pushimin e pjesës së para më një avantazh 2-1 kundër Lacios. Goli i parë u shënua në minutën e 9 të takimit, me Adu që e dërgon topin pas shpinës së Tomas Strakoshës.
Portieri shqiptar mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë rast, teksa pati një mosmarrëveshje me njërin prej shokëve të tij të skuadrës. Bashiç ngre duart në momentin e harkimit të topit në zonë dhe Strakosha e merr si një sinjal se nuk duhet të ndërhyjë.
Por duket se futbollisti i Lacios nënkuptonte të kundërtën, teksa në momentin e pësimit të golit i kërkon llogari gardianit të Kombëtares kuqezi. Të gjithë lojtarët e ekipit bardhekaltër mbeten të irrituar nga kjo situatë, që është duke i dhënë edhe fitoren kundërshtarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/