VIDEO/ Buzëqeshja e tij i bëri tifozët “të qanin“ kundër Milanit, Acerbi shlyen fajin me një supergol në përmbysjen e çmendur të Lacios

Specia-Lacio ka argëtuar tifozët mbrëmjen e sotme, duke ofruar gjithsej 7 gola të shënuar. Përballja ka përfunduar me rezultatin 3-4 në favor të bardhekaltërve, të cilët vuajtën për të marrë me vete tre pikët. Vendasit shënuan të parët në minutën e 9 me anë të Amianit, ndërsa në minutën e 33-të Imobile përktheu në gol një 11 metërsh. Por pjesa e parë do të mbyllej në avantazh për Specian, që gjen përsëri golin, këtë herë falë Agudelos.

Provedel shkakton një autogol në minutën e 54-t dhe e dërgon sfidën përsëri në baraspeshë, e cila do të zgjaste shumë pak. Vetëm dy minuta më vonë, Hristov shënon golin e tretë për Specian. Megjithatë Lacio di të kundërpërgjigjet dhe barazon 3-3 me anë të Milinkoviç-Saviçit në minutën e 68.

Kur po priteshin minutat shtesë për të mbyllur takimin, Açerbi tregon surprizën e hidhur për Specian. një javë më parë mbrojtësi italian u kthye në njeriun më të urryer në Lacio. Milani përmbysi sfidnë në sekondat e fundit dhe Açerbi u fiksua nga kamerat e stadiumit duke qeshur, në një moment që trishtimi kishte kapluar të gjithë ekipin. Buzëqeshja e qendërmbrojtësit bëri tifozët bardhekaltër të qanin, por për të rikthyer gëzimin në fytyrat e tyre ka menduar përsëri ai.

Açerbi godet me të jashtmen në minutën e 90 dhe e dërgon topin në trekëndëshin e portës së Specias, duke i dhënë kështu fitoren 3-4 skuadrës së tij. Ishte kjo mënyra e lojtarit 34-vjeçar për të brë “mea culpa” dhe për të shlyer gabimin e bërë fundjavën e shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online