Është përcaktuar mbrëmjen e sotme edhe ekipi i dytë finalist i Kupës së Italisë, e cila do të vendoset nga derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë kanë mposhtur Fiorentinën me rezultatin 2-0. Ishte goli i Bernardeschi-t ai që zhbllokoi rezultatin për “zonjën e vjetër“.
Lojtari italian godet bukur topin dhe e ndal atë në rrjetë në minutën e 32-të, duke ndëshkuar kështu ish-skuadrën e tij. Rabiot arriti të realizonte përsëri në pjesën e dytë të takimit, por goli u anullua nga sistemi VAR.
Mirërpo kur po luheshin sekondat e fundit në duelit, Danilo përshëndet rrjetën me një gjuajtje nga brenda zone. Kështu pas dy fitoreve, 1-0 dhe 2-0, të marra kundër Fiorentinës, Juventusi mbërrin në finale, ku do të sfidojë Interin për të ngritur lart trofeun e Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Danilooo #danilo pic.twitter.com/EPJnEvUKv8
— paolo belli (@paolobelliswing) April 20, 2022
Lovely finish from Bernardeschi #JuventusFiorentina pic.twitter.com/uVvCYw16AP
— Italian Football News ?? (@footitalia1) April 20, 2022