Roma arriti të barazojë në 1-1 në fundin e ndeshjes gjatë mbrëmjes së djeshme, kur rrjeta e Napolit u trondit nga El Shaaraëy. Pas ndeshjes, në qendër të vëmendjes ka qenë trajneri i skuadrës mike, Jose Mourinho, i cili ka shkaktuar një ortek komentesh me postimin e tij në Instagram. Portugezi ka qenë në lartësinë e detyrës edhe këtë herë, duke mos zhgënjyer me spektaklin.
Mourinho ka shkruar se e ka shijuar shumë stadiumin dhe është krenar për lojtarët e tij, ndërsa i vinte keq se tifozët e Romës nuk mund të gjendeshin aty. Por përshkrimi është i parëndësishëm për shkakun e fotos që publikoi. Atje shihet momenti kur portieri i Napolit rrëzon Zaniolon dhe dukej një penallti e pastër, por për arbitrin nuk është dhënë. Kjo është foto që Mourinho ka zgjedhur për ndeshjen dhe për të cilën nuk ka shkruar asnjë fjalë, duke e quajtur normale mes ironisë. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram