Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për ndeshjen e gjysmë finales në Kupën e Italisë kundër Milanit dhe shpreh pakënaqësinë për rregullin ne fushën kundërshtare që do të hiqet në Itali vetëm në fundin e këtij sezoni. “Nesër do të luajmë në stadiumin tonë me një turmë të pabesueshme që na ka tërhequr gjithmonë këtë sezon.
Për golat jashtë fushe ne e kishim diskutuar tashmë në ndeshjen e parë, por tani është tepër vonë. Mendimi im është se duhej të bënim si në Evropë, por tani është e drejtë të vazhdojmë kështu. Për ndeshjen e dytë duhet të kemi përqendrimi maksimal sepse çdo moment i ndeshjes mund të jetë vendimtar”- u shpreh trajneri i Interit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/