“E mbajta premtimin“! Meridiani i kthen tifozit të “demave të kuq” fanellën e Partizanit me dedikimin e Latifit: E ka firmosur edhe shoferi i autobusit

Meridian Ramçaj ka mbajtur premtimin dhe ka sjellë në studion e “Procesi Sportiv“ fanellën e Partizanit të firmosur nga të gjithë lojtarëte Vllaznisë. Gjithë historia e ka zanafillën një javë më parë, kur tifozi i “demave të kuq“, Dritan Stoka, i ka dorëzuar Ramçajt fanellën e klubit kyeqytetas përpara se të luhej gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Partizanit. Nga ana tjetër Meridiani e ka pranuar, por i ka pranuar se do ia kthejë përsëri të firmosur nga Liridon Latifi, të cilin e parashikoi si autorin e golit që do i sillte kualifikimin shkodranëve.

Ndërkohë, pasi gjysmëfinalja është luajtur, tifozi i Vllaznisë mban fjalën e tij dhe sjell fanellën të firmosur nga Liridon Latifi, autori i golit nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e përparme. Ndërsa në pjesën e pasme të bluzës janë edhe firmat e futbollistëve të tjerë.

“Unë e mbajta premtimin. Provo përsëri 2023-shin. E ke me dedikim për Tanin nga Liridon Latifi dhe nga gjithë çunat e ekipit. Janë gjithë çunat e ekipit dhe madje edhe shoferi i autobusit”, ka thënë Meridian Ramçaj./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online