Skandali në Francë/ Janë një hap rënies nga Ligue 1 dhe humbën 6-2, trajneri i St Ettiene i kërkon lojtarëve të ndërpresin argjërimin në muajin e Ramazanit

Trajneri i St Etienne, Pascal Dupraz, shkaktoi një skandal. Dupraz ka kërkuar nga futbollistët e tij që të mos agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit sepse kjo ndikon shumë në stërvitjen dhe lojën e tyre. Shumë futbollistë në Ligue 1 janë duke agjëruar dhe besimi është gjë e tyre personale, të cilën e kanë deklaruar më herët nga Federata e atjeshme dhe se çdo lojtar vendos vetë nëse mund të agjërojë ditën e ndeshjes, është thjesht vendim i tij.

Mirëpo, Dupraz dëshiron të prezantojë një rend të tijin, i cili zemëroi shumë futbollistë në skuadrën e St Etienne. Boubacar Fall, Saidu Soë, Zaydou Youssouf, Adil Aouchiche, Ryad Boudebouz, Bilal Benkhedim, Sada Thioub, Romain Hamouma dhe kapiteni Ëahbi Khazri agjërojnë gjatë Ramazanit, nëntë lojtarë, gjashtë prej të cilëve janë standardë në ekip. Pas humbjes 6-2 ndaj Lorient, Dupraz i ka kërkuar menjëherë lojtarëve që të ndërpresin argjërimin teksa St Etienne po l.ufton për të mos rënë nga kategoria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *