Dinamo ka mundësinë të shfrytëzojë ndihmën e Tiranës dhe Partizani “kërcënon“ Kukësin, java e 29 e Superiores ul siparin

Ditën e sotme do të luhen edhe tre ndeshjet e fundit të javës së 29 të “Abissnet Superiores“. Sfida e parë do të zhvillohet në Laç, atje ku kurbinasit presin Dinamon. Nëndetësja blu ka mundësinë të shfrytëzojë ndihmën e Tiranës, e cila mposhti dje Egnatian. Me një fitore në Laç, Dinamo do të ngushtonte diferencat me rrogozhinasit në 5 pikë, për të shpresuar kështu për një vend në “play out”.

Ndërkaq, dy duelet e tjera do të luhen në orën 16:45. Partizani do të përballet me Skënderbeun, ku do të përpiqet të përfitojë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhen kuglindorët. Një fitore sot përkthehet në vetëm një pikë distancë nga Kupat e Europës, çka do të ishte një kërcënim i madh për Kukësin e vendit të tretë. Ndërkohë, në “Niko Dovana” do të luhet ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë. Kuqeblutë gjenden në një moment entuziasmi pas kualifikimit në finale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa durrsakët ndjejnë të ftohtin e fundit të tabelës, teksa vetëm 1 pikë e ndan nga vendi i “play out”-it./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online