Vetëm 10 minuta ka zgjatur takimi i sotëm për M’bala Nzolan. Lojtari hidhet në fushën e lojës në minutën e 60 të ndeshjes kundër Interit, për të dalë më pas sërish jashtë më herët se sa ai vetë mund ta mendonte.
Arbitri i sinjalizon se duhet të heqë vathët e tij nëse dëshiron të vazhdojë të luajë. Nzola nis të bëjë siç e udhëzoi gjyqtari i takimit, por pa mundur t’i heqë dot vathët nga veshi i tij. Për këtë arsye Tiago Mota është detyruar ta zëvendësojë përsëri në minutën e 70./Halit Delibashi-Sport Ekspres/