“Mbeti vetëm sepse quhet Alegri”, krahu i djathë i Rejës analizon Juventusin: Do e shkarkonin që pas eliminimit nga Vijareali

Serxho Porini ka dhënë një intervistë për “Tuttojuve.com”, ku ka folur gjerë e gjatë për ish-skuadrën e tij, Juventusin. Krahu i djathtë i Edoardo Rejas në Kombëtaren shqiptare është shprehur se arsyeja përse Pirlos nuk iu dha një shans i dytë në krye të bardhezinjve, ndërsa Alegrit po, është për faktin e emrit që gëzon ky i fundit. Sipas tij Alegri, në çdo rast tjetër do të rrezikonte shkarkimin pas eliminimit nga Vijareali. Ndërkohë në fund ka edhe një këshillim për Juventusin, të cilit i sugjeron Zaniolon për të përforcuar mesfushën.

“Për mendimin tim mbetet sepse quhet Alegri, përndryshe ai mund të rrezikonte shkarkimin pas eliminimit nga Vijareali. Kampionati po e rregullon këtë muajt e fundit, ka një gjysmëfinale të Kupës së Italisë për të luajtur me Fiorentinën, që është në një moment të shkëlqyer.

Kam lexuar për Rudigerin, por emri i Bremerit është gjithashtu shumë tërheqës. E vetmja dilemë është të shohësh se si ai do të performojë në një katërshe, sepse të luash me tre është tjetër gjë. Për mua, ai i cili ka cilësi të çmendura është Zaniolo. Ai po tregon forcë të madhe dhe nëse është mirë mund të bëjë diferencën. Për Juventusin ai do të duhet të jetë prioriteti. Dhe Pogba gjithashtu do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm”, ka thënë Serxho Porini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online