VIDEO/ Rei Manaj nuk i shënon dot ish-ekipit, Interi bën detyrën dhe merr kreun e renditjes në Serie A

Interi përfiton nga gabimet e Milanit, duke mposhtur në transfertë Spezian dhe rimerr përkohësisht vendin e parë në kampionat. Zikaltërit e nisën me mjaft vrull sfidën duke u hedhur menjëherë në sulm, megjithatë goli do të vinte vetëm në minutën e 32-të, me anë të Brozoviç. Në të dytën Interi shënoi dhe dy herë të tjera me Perisic në të 73-tën dhe Sanchez në të 94-tën .

Vendasit shkurtuan diferencën në minutën e 88. Golin e vetëm e shënoi Maggiore, por pa arritur asgjë asgjë. Rei Manaj, ish sulmuesi i Interit dhe tashmë i Spezias luajti për 60 minuta. Sulmuesi shqiptar nuk mundi ti shënojë ish-ekipit të tij. Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e 69 pikëvë dhe merr kreun e Seria A për momentin, në pritje të takimit Milan-Genoa./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online