Milani po interesohet jo vetëm për Asllanin dhe Bajramin, por edhe për një tjetër lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer në këtë sezon te Torino. Ky futbollist dallohet jo vetëm për ndihmën e dhënë në aspektin mbrojtës, por edhe për kualitetet e tij që të shtyjë skuadrën përpara.
Sipas raportimit të mediave italiane, kuqezinjtë kanë nisur që të hedhin sytë te Vojvoda. Ata e shohin si zëvendësuesin ideal të Theo Hernandez, ndërsa për vetë mbrojtësin shqiptar ky do të ishte hap i madh. Milani po mban aktualisht vendin e parë në Serinë A dhe do të jetë në Champions League në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/