Guardiola e ka pranuar pas ndeshjes me Atletico Madrid se kundërshtari ishte në një formë të jashtëzakonshme. Spanjollët rrezikuan jo pak për ta dërguar ndeshjen me shtesa, por fati në fund nuk i buzëqeshi. Gjithashtu trajneri i qytetarëve ka thënë se nuk e kritikoi rivalin e tij për skemën 5-5-0 që zgjodhi veçanërisht në ndeshjen e parë.
“Tani po festojmë. Është hera e tretë që jemi në gjysmëfinalen e Champions League dhe për ne është sukses i madh. Jam shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik. Ishte një natë e çmendur. Atletiko kishte shumë energji dhe në të dytën ishin më të mirë se ne. Në përgjithësi, e merituam kualifikimin.
Kushdo që vjen këtu vuan, e dinim mirë. Nuk mund të luash gjithmonë për të shënuar 4 gola, pësojmë pak. Ata ishin të pandalshëm sot, ndërsa ne në një ditë të keqe. Nuk e kritikova Atletikon për skemën e lojës në ndeshjen e parë, thjeshtë thashë që zgjedhin që të jenë në mbrojtje dhe kaq”, u shpreh Guardiola. /Sport Ekspres/