“Fjalën e tij e dëgjon gjithë bota”! Vitali Klitschko ka zgjidhjen, ja personi që do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko (50) dha një intervistë për Sky Tg24. Ish-kampioni botëror i boksit është i bindur se vizita e Papës mund t’i japë fund konfliktit në territorin e Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt.

“Unë tashmë e kam ftuar Papën, i kam dërguar një letër zyrtare. Do të ishte një sinjal shumë i fortë ta kishim atë këtu, një vizitë simbolike shumë e rëndësishme që do të sillte paqe në vendin tonë, sepse Papa është një person ndërkombëtar.

Nëse Papa do të vinte tek ne, në qytetin tonë, do të ishte një udhëtim simbolik që do të sillte paqe në Ukrainë, sepse e gjithë bota e admiron Papën, dëgjon fjalët e tij. Kjo do të ishte fantastike”, tha Klitschko. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *