VIDEO/ Sulmuesin e Romës e përcjellin me topa bore pas humbjes, tifozët norvegjezë vënë në shënjestër Abrahamin

Roma ka humbur me rezultatin 2-1 çerekfinalen e parë të Ligës së Konferencës. Fusha e Bodo/Glimtit duket një “mallkim” për ekin e Murinjos, teksa atje ku mori humbjen më të thellë të karrierës merr edhe goditjen e radhës në këtë kompeticion.

Sigurisht që kjo fitore ka gëzuar pa masë tifozët norvegjezë, të cilët kanë zgjedhur ta festojnë me topa bore. Në shënjestër kanë vënë Tami Abrahamin, në drejtim të të cilit kanë hedhur një top bore gjatë kohës që ishte duke u futur në tunelin e stadiumit. Gjesti nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit të Romës, i cili është ndalur për një çast dhe me reagimin në fytyrën e tij ia ka bërë të qartë tifozëve se nuk e ka mirëpritur këtë veprim të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *