Vazhdojnë dënimet për incidentin e ndodhur me Stivi Frashërin, e pëson Gjilani dhe njëri prej lojtarëve

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit mori një vëmendje të gjerë ditët e fundit për shkak të një incidenti të shëmtuar që ndodhi në minutën e 94-t. Tifozët vendas mësynë fushën pas golit të shënuar nga portieri Enea Koliçi, duke ushtruar më pas dhu.në ndaj Stivi Frashërit, i cili u detyrua të transportohej me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Komisioni i Garave në Kosovë vendosi t’i dhuronte fitoren 3-0 në tavolinë Ballkanit ditën e djeshme, por pa i ndalur me kaq dënimet. Gjithashtu Gjilani do të duhet të luajë tre ndeshje zyrtare pa tifozë dhe jashtë fushës së qytetit të Gjilanit. Ndërkohë futbollisti i bardhekuqve, Lumbardh Dellova është gjibitur me 400 euro për shkak se në tunelin për në dhomat e zhveshjes ka shkelmuar dyert dhe sende që ndodhesin pranë. Për më tepër prej tij është regjistruar edhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *