A është gati Bajrami për një klub të madh? Ish-lojtari i Empolit: E sigurt që bën gjëra të rëndësishme, kini kujdes Asllanin

Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë dy lojtarët shqiptarë që po tërheqin vëmendje të madhe në radhët e Empolit. Në ecurinë mjaft pozitive të Empolit të këtij sezoni sigurisht që një meritë e madhe i takon edhe dy talenteve në fjalë. Bajrami është një emër që po lakohet së tepërmi për të hedhur hapin e madh në karrierë dhe pyetja që lind në mendjen e shumëkujt në Itali është nëse “fantazisti” 22-vjeçar është gati për të mbajtur veshur fanellën e një klubi me emër në Serinë A.

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Lorenco Stovini, një ish-lojtar i Empolit. Ky i fundit ka thënë për “DerbyDerbyDerby.it” se diçka e sigurt në këtë çështje është fakti se Bajrami ka aftësinë të bëjë gjëra të rëndësishme. Sakaq, Stovini kthen vëmendjen edhe te Kristjan Asllanin, të cilin e sheh si element që duhet nxjerrë në pah.

“A është Bajrami gati të hidhet në një klub të madh? Mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Kjo është pak, por e sigurt. Dhe kujdes edhe për Asllanin. E gjithë kjo konfirmon veprën madhështore të Andreaxolit”, ka thënë ndër të tjera Lorenco Stovini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online