Fitore e madhe e Egnatias në finalen e mbijetesës, Dinamo sheh më afër Kategorinë e Parë

Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Dinamos me shifrat 0-2. Ndryshe nga ndeshja e parë mes Kukësit dhe Tiranës, këtë herë kishte më tepër emocione. Pedro Augusto realizoi fillimisht, por gjyqtari do të anulonte me VAR për një faull të kryerë fillimisht.

Në minutën e 44 ishte sërish Egnatia që gjeti golin, por këtë herë mbeti i pandryshueshëm. Ademi kërceu më tepër se të gjithë pas krosimit të Duranskit duke gjetur rrjetën. Disa mundësi të pastra shënimi janë shpërdoruar nga kryeqytetasit në të dytën, ndërsa në fund ishte sërish Pedro Augusto që arriti të kalonte Harizajn, që kishte braktisur portën. Fitore e madhe kjo për Egnatian, ndërsa Dinamo sheh më afër Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Maliqi, Mija, Samake, Sidibe,  Lilaj, Ibraimi, Bardhi, Haxhiu, Çinedu.

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Duranski, Allmuça, Levendi, Krivanjeva, Agbekpornu, Ademi, Xhekson, Kabral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *