VIDEO/ Brentford turpëron Chelsea-n në shtëpi me përmbysje, përralla e Christian Eriksen nuk njeh fund

Chelsea dhe Brentford kanë luajtur në javën e 31 të Premier League duke tronditur me rezultatin e prodhuar. Ekipi i Tuchel arriti të thyejë rezistencën e mysafirëve në minutën e 48-të të ndeshjes dhe kaloi në epërsi me 1:0 kur Rudiger goditi rrjetën e Brentfordit. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, mysafirët barazuan në 1:1. Mbeumo asistoi te Janelta i cili shënoi për 1:1.

Por ky nuk ishte fundi i tronditjes për Chelsean. Brentford arriti ta kthejë në 2:1 në minutën e 54-të dhe në qendër të vëmendjes ishte i jashtëzakonshmi Christian Eriksen. Danezi shënoi një gol për të kthyer skuadrën e tij dhe tregoi se është në formë të shkëlqyer, ndonëse u rikthye në fushë vetëm pak javë më parë pas një ata.ku kardia.k që pësoi në qershor të vitit të kaluar. Në fund  Brentford arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë për të fituar me shifrat 1-4. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online