VIDEO/ Rei Manaj rezulton vendimtar për golin e Spezias, shënojnë në fund në Serinë A dhe e festojnë mes lotëve

Spezia ka marrë një fitore të madhe ndaj Venecias me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Gyasi në minutën e 94, duke shkaktuar tronditjen e madhe për miqtë. Kjo përballje ishte mes dy ekipeve që kërkojnë mbijetesën në Serinë A.

Ndërkohë pas kësaj fitore, Spezia gjendet 10 pikë larg vendit që të zbret në Serinë B duke siguruar pozitat e saj në elitë. Për këtë arsye pas golit të shënuar është festuar shumë te Spezia, si të ishte fituar një trofe.

Madje Thiago Mota ka shpërthyer në lot dhe ka puthur edhe pjesëtarët e stafit të tij. Goli do të vinte pas një goditje të Rei Manajt që u devijua nga portieri, ndërsa Gyasi që kishte fatin me vete e devijoi topin drejt rrjetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online