Kombëtarja zhvilloi dy miqësoret e planifikuara për muajin mars, ku humbi 2-1 me Spanjën dhe barazoi 0-0 me Gjeorgjinë. Pas detyrës me ekipin kombëtar, lojtarët shqiptarë janë shpërndarë përsëri në klubet e tyre dhe tashmë janë gati të tregojnë veten në kampionatet europiane.
Golin e munguar me fanellën kuqezi Armando Broja shpreson ta gjenë në Premier League me Southampton-in. Bardhekuqtë luajnë sot kundër Leeds-it, ndaj të cilëve sulmuesi shqiptar do të synojë të përmirësojë statistikat e tij në kampionatin anglez.
Ndërkohë në Serie A të Italisë në fushë pritet të zbresin Manaj, Strakosha, Hysaj, Berisha dhe Veseli. Spezia përballet me Venezian në orën 15:00 dhe Rei Manaj do të jetë kërcënimi kryesor për mbrojtjen kundërshtare. Në orën 18:00 Lazio pret Sassuolo-n, ndaj së cilës pritet të zbresin në fushë dyshja shqiptare Hysaj dhe Strakosha. Ndërkaq në mbrëmje Salernitana mat forcat me Torinon. Gjithashtu legjionarë të tjerë që pritet të luajnë ditën e sotme janë Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka me Legian, Vrioni me Tirolin apo edhe Gjasula me Darmstadt-in./Sport Ekspres/
Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë
Premier League
16:00 Brighton & Hove Albion – Norwich City
16:00 Leeds United – Southampton
Serie A
15:00 Spezia – Venezia
18:00 Lazio – Sassuolo
20:45 Salernitana – Torino
La Liga
14:00 Getafe – RCD Mallorca
Ekstraklasa
20:00 Legia Warszawa – KS Lechia Gdansk
Bundesliga 2
13:30 Darmstadt 98 – Holstein Kiel
Ligue 1
19:00 Lille OSC – Bordeaux
Bundesliga Austriake
17:00 TSV Hartberg – WSG Tirol