Shorti e përplas përsëri me Serbinë dhe Brazilin, Granit Xhaka reagon me ironi në rrjetet sociale

Shorti i Kampionatit Botëror ka sjellë një “deja vu” si 4 vite më parë, teksa Brazili, Zvicra dhe Serbia do të përballen përsëri mes tyre. Sigurisht që vëmendja është kthyer në duelin Zvicër-Serbi, e cila solli nga pas një trajtim të madh mediatik pas festimit me shqiponjë të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale për shortin e hedhur sot në Doha të Katarit. Mesfushori i Arsenalit ka shpërndarë një foto të grupit G, si dhe shkruan: “Jo edhe aq keq”, duke përdorur dhe një ikonë që simbolizon ironinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *