“Tirana e vendosi titullin kampion në Shkodër”, Alban Hasani flet për golin e Aralicës ndaj Partizanit: Vllaznisë i janë hequr 30 pikë nga arbitrat

Alban Hasani ka folur në një intervistë në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Shumë është folur për golin e anuluar të Aralicës ndaj Partizanit në minutën e fundit, teksa arbitri e ka anuluar me VAR. Hasani është shprehur se gabimet e arbitrave janë të shumta ndaj shkodranëve, aq sa i kanë hequr 30 pikë në kampionat.

“Vllaznia shkoi për një gol ose për barazim ndaj Partizanit. Ndeshja tjetër do të luhet në Shkodër, ku stadiumi do të jetë i mbushur dhe për këtë arsye qëllimi ishte që të mos pësohej gol dhe të kapej në befasi kundërshtari. Ishte një skemë që e këmi përgatitur gjithë javën te momenti i golit dhe çuditërisht arbitri e anuloi për të 10 herë radhazi.

Është e pashpjegueshme sesi këto arbitra marrin zemër të fundosin shpenzimet e presidentëve shqiptarë në këto kohë krize. Nuk e di nëse janë të paaftë apo e kanë bërë me dashje. Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këta arbitra. Ne e pamë që jemi ekip më i mirë se Partizani. Vllaznia i janë anuluar 10 gola në këtë kampionat me VAR, i kanë ikur 30 pikë. Duhet t’i japim dorën Tiranës për titullin kampion, e vendosi me fitoren në Shkodër”, tha Alban Hasani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online