Presidenti i FIFA-s, Infantino, ka folur në ditën e djeshme sa i përket dënimit të Rusisë. Në kongresin e FIFA-s që është mbajtur, nuk mund të mungonin diskutimet për lu.ftën në Ukrainë. Sigurisht që në gjithë këto ditë ka pasur jo pak polemika për sanksionet e ardhura në drejtim të Rusisë.
Shumë prej tyre kërkonin dorë më të hekurt dhe më të shpejtë në veprim, ndërsa së fundmi Rusia ka aplikuar për të pritur kompeticione të rëndësishme si Botërori, pavarësisht dënimit të saj. Ndërkohë në fjalën e tij, Infantino, ka treguar se standartet e dyfishta janë përdorur nga të gjitha shtetet që hapën dyert për ukrainasit, por jo për afganët.
“Sigurisht që ka situata të tjera konflikti, ka të tjerë që vuajnë… Është e mrekullueshme që Evropa mirëpret refugjatët ukrainas, po jetojmë në një periudhë krize refugjatësh. Por disa muaj më parë, ne ndihmuam disa qindra afganë, kryesisht gra dhe vajza, me ndihmën e Katarit, që të dilnin nga Afganistani. Unë isha, ishim, duke iu lutur të gjitha vendeve të hapnin dyert e tyre, pak i hapën dyert.
E bëri Shqipëria, më duhet ta falënderoj, Shqipëria, jo vendi më i pasur në botë, por ata e bënë. Sepse ata e dinin se çfarë do të thotë vuajtja, ishin të lumtur kur shkuan në Itali disa vite më parë. Shumë vende të tjera nuk e bënë. Si mund të trajtosh një vajzë apo një grua ndryshe në bazë të origjinës? Është e pamundur, por kështu funksionon” pyeti Infantino.