“Kërkojmë që të mos kemi më limite”! Orges Shehi flet për Tiranën që ka ndërtuar para Kukësi: Dy faza i mbyllëm me 20 pikë, tani jemi 19 pikë

Orges Shehi ka folur para takimit që Tirana do të zhvillojë kundër Kukësit. Trajneri i bardhebluve kujton se ekipi i tij ka grumbulluar 20 pikë në fund të çdo faze të parë duke mbajtur ritmin, ndërsa aktualisht ka 19 pikë dhe me ndeshjen e fundit ndaj verilindorëve që do të përmbylli edhe fazën e tretë të Superiores.

“Ndërprerja e kampionatit ishte e parashikuar për shkak të pauzës së kombëtareve. Kur ka grumbullim kombëtarja sigurisht që grupi i lojtarëve është i plotë, ishin 4 lojtarë të thirrur, 2 me ekipin A dhe 2 me U-21, të cilët kanë ardhur duke i’u bashkuar skuadrës ditën e mërkurë. Ndërprerja e kampionatit është normale, në momentin që ishim do të donim që kampionati të mos kishte ndaluar, por kjo javë na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme.

Sfida me Kukësin është e vështirë. Të gjitha skuadrat janë me objektiva. Kukësi renditet e treta në klasifikim, është një ekip që është rivale për sa i përket ndërtimit të skuadrës dhe cilësisë, pavarësisht se pikët dhe pritshmëritë nuk i kanë aty ku janë. Një ndeshje që ka rëndësi sepse vjen pas pauzës së kombëtareve. Të gjitha skuadrat që luajnë me ekipet që janë afër njëra-tjetrës kërkojnë që të japin maksimumin e tyre, kanë dhe objektivat e tyre. Kampionati i gjatë ka dhe momente jo pozitive, siç mund t’i ketë pasur Kukësi, por edhe ne gjithashtu. Ndeshja në ndeshje ndryshon. Ndryshon strategjia, motivimi dhe psikologjia e lojtarëve, kam përshtypje që nesër na pret një ndeshje e luftuar dhe me cilësi.

Për pikët ne kemi një vazhdimësi të mirë, një ekuilibër në të treja fazat. Nesër mbaron faza e tretë. Për çdo fazë kemi mundur të marrim nga 20 pikë, ndërsa tani në fazën e tretë jemi me 19 për momentin. Kërkojmë gjithmonë që mos të kemi limite, të përmirësohemi. Duam vazhdimësi, sepse statistikat janë gjë tjetër, por e rëndësishme është për ne që ndeshje pas ndeshje të grumbullojmë sa më shumë pikë”, tha Shehi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online