“Rusia nuk ekziston më për mua”! Trajneri i Ukrainës shpërthen në lot: Kur të luajmë do të mbledhim gjithë ushtarët në stadium, ne do t’i duartrokasim ata

Një intervistë emocionuese ishte ajo e trajnerit të Ukrainës, Oleksandr Petrakov. Në njërin krah Kombëtarja e tij pret që të vazhdojë rrugën drejt Botërorit, por nga ana tjetër, duhet të shpëtojë jetën pasi ndodhet në Ukrainë dhe i rrezikuar nga agresioni rus. “Rusia nuk ekziston më për mua”, ky ishte rrëfimi mes lotëve i Petrakov që kishte edhe një kërkesë të veçantë për Presidentin e Federatës së Futbollit të vendit të tij.

“Djali im më telefoni në mëngjes dhe më tha se kishte nisur l.ufta. Për mua Rusia nuk ekziston më, nuk kam më shokë nga aty.(qan) E kam të vështirë të flas. Kjo gjë ka për të vazhduar me shekujt. Fëmijët e mi dhe nipërit e mi nuk do të kenë të bëjnë më me rusët, nuk do t’i kenë më miq. Nuk ka falje më për ta, nuk duhen lejuar që të luajnë futboll për të kuptuar se çfarë kanë bërë. Ne do të jemi më të fortë, jo 100%, por 200% e kam të sigurt këtë.

E kur Kombëtarja e Ukrainës të luajë një ndeshje futbolli, një ditë do të vijë, unë do t’i kërkojë presidentit që të mbledh sa më shumë ushtarë të mundet në stadium dhe në të gjithë së bashku do t’i duartrokasim ata. Thjesht jam shumë krenar për ta, kanë bërë punë të pabesueshme”, tha Oleksandr Petrakov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online