Ismet Munishi është trajneri karizmatik në Kosovë që prodhon gjithmonë lajm me stilin ndryshe. Aktualisht duke kryesuar Gjilanin, lufta po vazhdon me Ballkanin e Ilir Dajës për vendin e parë. Nëse Gjilani do të fitojë kundër Dritës në ndeshjen e nesërme, atëherë Munishi do të parakalonte Dajën për të marrë kreun.
Menjëherë pasi PSG është eliminuar nga Champions League, nuk ka munguar edhe batuta nga ana e trajnerit të Gjilanit në “Facebook”. “Besoj edhe Mbape e ka kuptuar se ku duhet të transferohet. Besoj se edhe ju e keni kuptuar se kush është klubi numër një”, shkruan Munishi. /Sport Ekspres/