Dita e sotme do të ofrojë emocione të forta për tifozët shqiptarë, teksa e shtuna “pushtohet“ nga legjionarët. Lojtarët shqiptarë nisin aksionin në Europë, ku spikasin emrat si Broja, Uzuni, Cikalleshi, Bare etj. Southampton luan në transfertë kundër Aston Vilës në orën 16:00, në një sfidë ku Armando Brojë do të ketë mundësi të thellojë statistikat e tij për këtë sezon. Ndërkohë në La Liga Uzuni do të ketë përballë Valencian, ndërsa Keidi Bare sfidon Getafen. Gjithashtu Adnan Januzaj mund të zbresë në fushë kundër gjigantëve të Realit të Madridit.
Sa i përket Serisë A pritet të kemi një derbi shqiptarësh, teksa Roma pret në shtëpi Atalantën. Në të dy anët e mbrojtjes me shumë ngjasa do të kemi dy lojtarë kuqezinj, Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin. Ndërkaq në mbrëmje Lacio luan transfertën kundër Kaljarit. Një sfidë interesante është edhe ajo mes Koniasporit dhe Gallatasarait. Një duel i zjarrtë ky, në të cilin Cikalleshi do të dëshironte me patjetër të provonte shijen e golit./Sport Ekspres/
Ndeshjet e legjinoarëve shqiptarë:
Premier League
16:00 Aston Vila – Sauthempton
16:00 Noruiç Siti – Brentford
La Liga:
16:15 Espanjol – Getafe
18:30 Valencia – Granada
21:00 Real Madrid – Real Sosiedad
Serie A
18:00 Roma-Atalanta
20:45 Kaljari – Lacio
Turqi
17:00 Koniasporti – Gallatasarai
Moldavi
15:00 Sherif Tiraspol – Sfintul George