Tirana-Partizani/ Derbi që shkrin akullin e trajnerëve, Mehmeti-Shehi është dyshja ideale për të hequr mërzinë e shahut në lojën pa rregulla!

Ky derbi mes Tiranës dhe Partizanit ka shumë veçanti, ndryshe nga të tjerët. Thuajse në të gjithë përballjet e mëparshme jemi mësuar me njërën anë të kryeqytetit që ndodhet në krizë, ndërsa në tjetrën që ndodhet në formë të mirë rezultatesh. Madje të paktën janë rastet kur të dyja ekipet arrijnë që të fitojnë në javën e fundit para derbit, por ka ndodhur këtë herë. Besimi nuk ka sesi të mungojë te Tirana që po kryeson me meritë, por nga ana tjetër, optimizmin e ka kthyer edhe Mehmeti te Partizani. Për më tepër që ndeshja e fituar në shifrat 5-0 kundër Kukësit, përmbylli gjithçka, tifozët janë në eufori. Pra vëmendja është e madhe edhe për duelin e pankinës, mes dy trajnerëve si Shehi dhe Mehmeti që gjithmonë shihen të përmbajtur.

Pak flasin edhe pas ndeshjes, ndërsa refuzojnë të jenë natyra e trajnerit që çirret gjithmonë për të veshur faje. Të rinjë në krye të pankinave, na tregon se edhe futbolli shqiptar ka nisur që të lëviz disi, teksa më herët jemi mësuar me të njëjtat emra që qarkullonin nëpër stolat e ekipeve të mëdha. Por për t’u ngritur në këmbë në respekt të dy trajnerëve dhe për të mos pushuar duartrokitjet për ta, kërkojmë për të parën herë që derbi të shkojë në lartësinë e tifozëve. Pra të hiqet loja e shahut ku pritet një gabim i kundërshtarit për të tentuar fitoren, një “lojë pa rregulla” dhe ku të fitojë më i miri, në fund të fundit, futbolli luhet për tifozët. Ndoshta, na ka marrë malli kaq shumë për të shijuar një derbi të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online