Ndeshja Skënderbeu-Partizani mbyllet me një incident, goditet anësori pas golit të dytë të Skukës

Xhuljano Skuka është njeriu i momentit te Partizani. I ardhur nga stoli, sulmuesi arriti që të përmbyste Skënderbeun. Korçarët shënuan të parët me Mensah në të 20. Ndërkohë në të dytën, Partizani kishte më tepër aksione dhe mundësi shënimi. I ardhur nga stoli, Skuka barazoi rezultatin në të 75. Pas driblimeve të bukura të Licos në të djathtën, mjafton një prekje e topit me kokë për të gjetur rrjetën.

Më pas ishte Kallaku që u ndal nga traversa dhe Lico nga shtylla. Teksa po vinin minutat shtesë, pas një pasimit të Xhunior, Skuka arriti që të kalonte portierin e Skënderbeut dhe nga një kënd i pamundur e dërgoi topin në rrjetë për përmbysjen e çmendur në 1-2. Në fund, ndeshja është mbyllur me një incident. Një prej tifozëve të Skënderbeut ka goditur anësorin dhe është kërkuar stafi mjekësor për të mbyllur plagën e hapur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *