E FUNDIT/ Skuka “i çmendur”! Vjen nga stoli dhe përmbys i vetëm Skënderbeun, Laçi fiton ndaj Dinamos dhe i afrohet Tiranës

Xhuljano Skuka është njeriu i momentit te Partizani. I ardhur nga stoli, sulmuesi arriti që të përmbyste Skënderbeun. Korçarët shënuan të parët me Mensah në të 20. Ndërkohë në të dytën, Partizani kishte më tepër aksione dhe mundësi shënimi. I ardhur nga stoli, Skuka barazoi rezultatin në të 75. Pas driblimeve të bukura të Licos në të djathtën, mjafton një prekje e topit me kokë për të gjetur rrjetën.

Më pas ishte Kallaku që u ndal nga traversa dhe Lico nga shtylla. Teksa po vinin minutat shtesë, pas një pasimit të Xhunior, Skuka arriti që të kalonte portierin e Skënderbeut dhe nga një kënd i pamundur e dërgoi topin në rrjetë për përmbysjen e çmendur në 1-2.

Nga ana tjetër Laçi arriti që të fitonte me shifrat 0-1 ndaj Dinamos. Goli i vetëm u shënua nga Guindo që i gjendur në brendësi të zonës nuk mund të gabonte, duke dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e dytë janë hedhur Cinedu dhe Ibrahimi, por pavarësisht dëshirës për të barazuar, asgjë nuk u konkretizua. Tashmë kurbinasit shkojnë tre pikë afër Tiranës dhe janë në pritje të ndeshjes kundër Egnatias nga bardheblutë. /Sport Ekspres/

Dinamo-Laçi 0-1 Guindo 24′

24′ Gool! Pas një goditje këndi janë tre goditje radhazi nga lojtarët e Laçit dhe Guindo e dërgon topin në rrjetë. Ulërim çlirimi nga Mirel Josa, Dinamo-Laçi 0-1!

Dinamo: Simoni, Denison, Maliqi , Bardhi, Prodani, Sofranak, Imami, Sidibe, Mihana, Siljanovski, Lilaj

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Turkaj, Malota, Akinjemi, Deliu, Veliaj, Velkoski, Ujka. 

 Skënderbeu-Partizani 1-2 Mensah 20’/ Skuka 75′, 90′

75′ Gool! Liço dhuron spektakël mes driblemeve nga e djathta dhe kroson në zonë. Devijimi i Skukës me kokë e ndal topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë, Rexhepi e kishte të pamundur për ta ndalur, Skënderbeu-Partizani 1-1.

20′ Gool! Mara kroson bukur dhe Frashëri i ofron rastin e pastër Mensah, që nuk mund ta dërgojë topin veçse në rrjetë. Skënderbeu-Partizani 1-0!

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Shehi. Sadriu, Frashëri, Dvumfor, Gonçalves, Mara,  Vangjeli, Berisha, Mensah

Partizani: Hoxha, Belica, Marku, Kallaku, Da Fonseka, Mala, Murataj, Cara, Hadroj, Bitri, Rrapaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online