Në Angli nuk kanë munguar komentet negative ndaj Kristiano Ronaldos, pasi portugezi nuk arrin dot që të jetë protagonist në çdo ndeshje për të shpëtuar djajtë e kuq. Jamie Carragher ka kritikuar së tepërmi Ronaldon, por në mbrëmjen e djeshme ka marrë “ndërhyrjen me sparkatë” nga Evra që i ftuar në studio, do të shprehej:
“Ka shumë nga këta ish-futbollistët që flasin për Ronaldon, siç është edhe Jamie Carragher. Ai ka luajtur 775 ndeshje në karrierën e tij, ndërsa Ronaldo ka shënuar golin e 801 tani. Kështu, këta njerëz vazhdojnë të flasin, por në fillim duhet të shohin veten dhe rrugën e tyre”, u shpreh Evra. /Sport Ekspres/